Sipas MeteoAlb: deri në mesditë mbetemi nën dominimin e motit të vranët me reshje shiu të karakterit lokal, ku me karakter shtrëngatash do të jenë në veri dhe juglindje. Pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe qëndër, por në rajonin jugor priten reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al