Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti – E shtunë, 17 Gusht 2019

schedule08:00 - 17 Gusht, 2019

schedule 08:00 - 17 Gusht, 2019

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të përfshijë Ishujt Britanikë duke sjellë shira me intensitet të lartë. Po ashtu me shira të dendur vijon moti për Evropën Veriore dhe verilindore ndërsa pjesa me e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës vijon në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta POR kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore. Parashikohet që pasditja duke përfshire dhe natën të karakterizohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do te rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C deri në 34°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!