Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore dhe kryesisht në Verilindje dhe Lindje të vendit gjatë paradites duke gjeneruar shira të izoluar, por ultësira perëndimore mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët.
Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare për ultësirën perëndimore por vranësira të dukshme në zonat juglindore.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 10°C mëngjesi deri në mbi 27°C në mesdita në rang territori.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al

