Moti – E mërkurë, 2 Janar 2019

schedule12:21 - 2 Janar, 2019

schedule 12:21 - 2 Janar, 2019

Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore me origjinë polare do të vendosen në territorin shqiptar duke ndikuar kushtet e motit. Për pasojë: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të jenë dominante në të gjithë vendin. Më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë, duke gjeneruar gjatë natës reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -6°C në 13°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi lindor – verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 apo 4 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!