Moti – E martë, 28 Maj 2019

schedule08:00 - 28 Maj, 2019

schedule 08:00 - 28 Maj, 2019

Brigjet e Egjeut dhe Gadishullin Iberik vijojnë nën ndikimi e motit të kthjellët. Por vranësira të dendura dhe reshje shiu kanë përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit Evropian, shënuar herë pas-here me stuhi erë.

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë jugore do të diktojnë  vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta duke gjeneruar shira. Shirat më të pranishëm do të jenë në Veri dhe qendër, herë pas here marrin formë rrebeshesh afat-shkurtër. Ndërsa orët e natës do të sjellin zhvendosje të vranësirave drejt zonave malore duke lënë me kthjellime pjesën tjetër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen  lehtë gjatë mëngjesit POR mesdita ruan vlera konstante duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 50-55 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzimi deri në 5 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!