Moti –  E martë, 25 Qershor 2019

schedule08:00 - 25 Qershor, 2019

schedule 08:00 - 25 Qershor, 2019

Evropa në pjesën më të madhe të sajë paraqitet me mot të kthjellët dhe të nxehte. Ndërsa pjesërisht rajoni i Ballkanit paraqitet me vranësira, rrebeshe afta-shkurtër shiu dhe stuhi lokale breshëri.

Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore me origjinë veriperëndimore do të kushtëzojë kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat Jugperëndimore, por vranësira dhe shira në zonat Verilindore, situatë e cila vijon deri në orët e pasdites. Ndërsa mbrëmja dhe nata përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale por rritje sjellë mesdita duke u luhatur nga 14°C deri ne 35°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45  km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi mbi 4 ballë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!