Moti – E martë, 22 Tetor 2019

schedule08:43 - 22 Tetor, 2019

schedule 08:43 - 22 Tetor, 2019

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe temperatura relativisht të larta karakterizojnë kushtet e motit gjatë paradites në territorin shqiptar. Por pasditja sjellë në skajin verior dhe përgjithësisht gjithë zonën malore kalime vranësirash duke lënë zonën e ulët dhe bregdetin me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga 7°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al