Sipas MeteoAlb, vranësira dhe rrebeshe shiu mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë. Ku shirat do të jenë mesatare deri intensiv kryesisht në zonat veriore dhe jugore.
Pasditja dhe orët e mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat dhe shirat drejt zonave malore. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga 3°C deri në 21°C.
Era do fryjë e fortë gjatë paradites por mesdita sjellë rënie të intesistetit të saj duke fryrë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Perëndimore-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë./abcnews.al