Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten kryesisht me mot të vranët në të gjithë Shqipërinë. Pas mesditës, vranësira do të zhvillohen në zonat bregdetare dhe pjesërish zonën e ulët duke rrezikuar shira. Mbrëmja dhe orët e natës, paraqiten kryesisht me vranësira dhe intervale kthjellimesh në zonat qendrore, ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira do të ketë në dy ekstremet veri dhe Jug të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C mëngjesi në zonat malore deri në 15°C mesdita në Jugperëndim.
Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në brigjet detare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor-Jugprëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë. /abcnews.al