Vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit

schedule08:30 - 25 Nëntor, 2019

schedule 08:30 - 25 Nëntor, 2019

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, por moti përmirësohet gradualisht duke bërë që mesdita dhe në vijim të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë Shqipërinë. Parashikohet që dhe orët e natës të mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C në zonat malore deri në 18°C zona e ulët dhe bregdeti.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30-35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!