Sipas MeteoAlb, intervale kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta kanë dominuar deri në mesditë kur vranësirat janë dendesura duke gjeneruar shira të dobët në veri dhe pjesërish në qendër, ndërsa shira me intensitet mesatar në jug dhe zonat juglindore të vendit. Kjo situatë atmosferike mbetet deri në orët e vona të mbrëmjes kurpritet përmirësim i kushteve atmosferike.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie me 2 – 3 gradë në të dy ekstremet e ditës duke varijuar nga 3 – 22 gradë C. Era do fryjë mesatare në veri dhe qendër, por deri e fortë në jug, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Prezantoi: Fioralba Dizdari
/abcnews.al