Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme kanë ndikuar gjatë paradites mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, më të dukshme në ekstremin verior.
Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dëbora do të shfaqet në zonat e thella malore, por në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë dëborë në të gjithë zonat malore.
Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes, por mesdita qëndron konstante duke u luhatur vlera ekstremale ditore nga 0 °C mëngjesi deri në 17 °C. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al