Vazhdojnë reshjet? Si parashikohet moti sot?

schedule09:34 - 21 Nëntor, 2019

schedule 09:34 - 21 Nëntor, 2019

Sipas MeteoAlb, paraqiten me vranësira të shpeshta gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here shira të izoluar në Zonat Perëndimore, por pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime. Pas mesditës vranësirat do të shtohen në skajin verior duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtër, ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon me vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në vlerat mnimale por nuk sjellin ndryshim në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C mëngjesi deri në 18-19°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi jugor-juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!