Sipas MeteoAlb: Edhe nesër mbetemi në ndikimin e masave ajrore me origjinë jugore duke bërë që i gjithë territori të mbetet me kthjellime kryesisht në zonat e ulta dhe vranësira të lehta e kalimtare në zonat lindore. Por orët e pasdites dhe natës mbeten në ndikimin e kthjellimeve në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ditore duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 18°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë. /abcnews.al