Moti – E enjte, 11 Korrik 2019

schedule08:00 - 11 Korrik, 2019

schedule 08:00 - 11 Korrik, 2019

Moti i kthjellët mbizotëron Evropën Veriore dhe Rajonin e Mesdheut. Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin shira paraqiten Ishujt Britanikë, pjesërisht Qendra dhe Evropa lindore.

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten me  kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme vranësirat mbeten në zonat malore. Parashikohet që edhe pasditja të vijoje në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rënie më të paktën 2 gradë sjellë mesdita duke u luhatur nga 13°C deri ne 32°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!