Moti – E diel, 3 Nëntor 2019

schedule08:45 - 3 Nëntor, 2019

schedule 08:45 - 3 Nëntor, 2019

Sipas Meteoalb, moti sot parashikohet me vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut, parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën veriperëndimore dhe atë jugperëndimore të vendit, reshjet parashikohen të vazhdueshme, me intensitet mesatar dhe hera herës të lartë, në formën e shtrëngatave me rrufe lokale.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5ºC deri në 18ºC

zonat e ulëta 10ºC deri në 25ºC

zonat bregdetare 13ºC deri në 25º

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje- Jug dhe shpejtësi 5-12m/sek. Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje.

Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 5 dhe 6 ballë./abcnews.al