Sipas MeteoAlb: Kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë territorin, por herë pas-here do të ketë kalime vranësirash, më të dukshme do të jenë në zonat malore kryesisht në ekstremin Verior. Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes por mesdita mbetet e pandryshuar duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 27°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al