Moti – E diel, 23 Qershor 2019

schedule09:25 - 23 Qershor, 2019

schedule 09:25 - 23 Qershor, 2019

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veri herë pas-here do të ketë kalime vranësirash.

Pas mesditës parashikohet shtim i vranësirave në ekstremin verior duke sjellë shira afat-shkurtër. Por sërisht mbrëmja përmirëson kushtet e motit edhe në këto zona, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime në mëngjes por rënie sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale ditore nga 19°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!