Mot me erëra të forta, bashkia e Vlorës-pushuesve në det: Kujdesuni për veten dhe fëmijët

schedule13:43 - 15 Korrik, 2021

schedule 13:43 - 15 Korrik, 2021

Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet të tregojnë kujdes për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook” bashkia njofton se moti i papërshtatshëm i shoqëruar me erëra të forta ka shkaktuar përkeqësim të kushteve në det.

Gjithashtu apelon që të kujdesen për veten dhe fëmijët gjatë kohës që do të pushojnë.

Njoftimi:

Të dashur Qytetarë !

Moti i papërshtatshëm, shoqëruar me erë të fortë, ka shkaktuar përkeqësimin e kushteve të detit.

Do ju luteshim të jeni të kujdesshëm për fëmijët dhe për veten nga në det.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!