Kosova këtë të enjte është përballur me kushte të pazakonta atmosferike ku shira të rrëmbyeshëm dhe breshër kanë përfshirë disa komuna në vend.
Një stuhi e fortë breshëri ka përfshirë një fshat në Mitrovicë. Nga pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale një qytetar në fshatin Koshtovë në Mitrovicë është fotografuar duke pastruar breshrin me lopatë në oborrin e shtëpisë së tij.
Rrebeshi i shiut me breshër ka përfshirë edhe disa pjesë të tjera të Mitrovicës. Gjithashtu situatë e njëjtë e motit është vënë re edhe në Podujevë, ku siç raportojnë mediat lokale,, sasia e breshrit ka qenë e madhe, derisa rrugët e qytetit janë mbushur me ujë.
Si pasojë e erërave të forta, të cilat zgjatën pak, një pjesë e qytetit është përballur me mungesë të energjisë elektrike. e.su./abcnews.al