Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe shira të përkohshëm

schedule07:07 - 11 Tetor, 2024

schedule 07:07 - 11 Tetor, 2024

Territori shqiptar paraqitet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë vranësira dhe shira të përkohshëm, ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin përmirësim gradual të situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke lënë më vranësira dhe shira lokalë zonat veriore – verilindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të sjellin vranësira të dendura në pjesën më të madhe të Kosovës, ku hera herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruara rrebeshe shiu; më të mundshme në zonat Jugore dhe veriperëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të lehtë të motit dukë bërë që pjesa më e madhe e Kosovës të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje. Mbeten zonat veriore dhe verilindore me vranësira dhe reshje të pakta dhe të izoluara Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë mesatare paradite, por e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat dhe shirat do të jenë dominante në të gjithë Republikën e MV, ku më të theksuara reshjet do të paraqiten përgjatë zonave në veri dhe veriperëndim të territorit të MV pasi shirat do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave duke gjeneruar shira të dobët e lokalë në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët e shënuar në Gostivar e Kërçovë deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Shkup. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por deri e fortë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Europa

Gadishulli Iberik si edhe pjesërisht Europa qendrore mbeten nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu dhe mini-stuhi ere. Gjithashtu gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Lindore paraqiten me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi afat-shkurta ere ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë përkatësisht në Europën veriore, gadishullin Apenin, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!