Shqiperia
Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur mbi Ballkan; Territori Shqiptar do të vijojë; nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante; më të theksuara gjatë pasdites në zonat Veriore dhe Qëndrore; Parashikohet që gjatë natës të ketë intensifikim të reshjeve në vend
Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më si ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori; Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje shiu KU më së shumti do të jenë në skajin verior dhe veriperëndimor; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë reshjet e shiut në të gjithë territorin e Kosovës; në shumë zona reshjet do të jenë në formë shtrëngatë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 24°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Verior.
Maqedonia e Veriut
Do të vijoje Republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të sjellë intensifikim të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e MV; Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 26°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor.
Europa
Vendet Nordike si edhe ishujt Britanikë do të vijojne nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu ku herë pas here shirat do të jenë intensive duke sjellë përmbytje në shumë rajone. Po ashtu; gadishulli i Ballkanit dhe vendet Perëndimore do të mbeten nën ndikimin e vranësirave të shumta duke gjeneruara rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere ndersa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.