Shqipëria
Pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane duke sjellë fresksim të lehtë motit në të gjithë territorin Shqiptar; ndërsa përsa i përket motit orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territoin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale por mbeten kostante maksimumet duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; por nuk priten reshje; Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR mbeten kostante maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi JUGOR.
Republika e MV përgjatë paradites do të paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh dhe rritje të temperaturave; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR mbeten kostante maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.
Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; Europën Lindore dhe atë Qëndrore; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në qendër të kontinentit me ndikim deri në Europën Lindore; Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të dominojë në; Europën Veriore dhe ishujt Britanikë duke sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi breshëri ndersa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta KU vlera më të larta priten në brigjet Jugore të Mesdheut.