Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat

schedule07:21 - 7 Nëntor, 2024

schedule 07:21 - 7 Nëntor, 2024

Do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të freskët më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 24°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimume duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 18°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

Maqedoni e Veriut

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta por orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të por nuk priten reshje. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; vranësirat të larghen nga i gjithë territori i MV; Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 22°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë era do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

Evropa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri-verilindje të kontinentit Europian me ndikim deri në qendër do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në Europën veriore dhe atë Lindore duke sjellë reshje të dendura dëbore. Po ashtu me vranësira rrebeshe shiu si edhe erë të fortë do të mbetet Britania e madhe ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!