Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Moszgjidhjet i ka kthyer në ves”/ Bejko tregon 2 arsyet pse demokratët vazhdojnë trokasin te dera e Berishës

schedule21:01 - 30 Prill, 2026

schedule 21:01 - 30 Prill, 2026

Analisti Roland Bejko ka hedhur kritika të forta ndaj mënyrës së funksionimit të Partisë Demokratike dhe rolit të ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtimin e saj ndër vite. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u ndal te ajo që e cilësoi si mungesë e zgjedhjeve të brendshme dhe deformim i praktikave demokratike brenda partisë.

Sipas tij, kjo situatë është një problem i hershëm që daton që nga vitet ’90, ndërsa shtoi se mënyra e zgjedhjes së Berishës në krye të PD-së i ngjan praktikave autoritare. Bejko argumentoi se kjo sjellje është kthyer në një model të pandryshueshëm, duke theksuar se nuk ka përpjekje për reflektim apo ndryshim nga ana e Berishës.

Në analizën e tij, Bejko u ndal edhe te raporti i demokratëve me partinë, duke shpjeguar se një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë të lidhur emocionalisht me PD-në, pavarësisht zhvillimeve të brendshme.



“Ka që nga ’90 që PD ka lëvizur ndaj këtij absurdi, të mungesës së zgjedhjeve. Berisha është zgjedhur si bolshevikët. Një akt politik që e ke kthyer në ves, dhe nuk mund ta ndryshosh në këtë moshë që është ai. Nuk bën asnjë përpjekje për të ndryshuar veten, prandaj ne nuk kemi se përse të çuditemi se përse ndodh kjo.

E di pse ndodh kjo, që demokratët nuk largohej, por vazhdojnë të trokasin në PD, sepse e quan “tokë të zënë partinë”, është edhe ajo pjesë e demokratëve që janë të lidhur shpirtërisht me partinë. Sali Berisha e çmontoi familjen e partisë. Berisha ka shkatërruar frymën e identitetit politik”, tha Bejko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!