Mosrespektimi i sinjalistikës nga këmbësorët, flasin ekspertët

schedule14:15 - 1 Qershor, 2019

schedule 14:15 - 1 Qershor, 2019

Mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e këmbësorëve siç janë semaforët apo vizat e bardha, sipas ekspertëve janë bërë shpesh shkak për aksidente të rënda. Më tej ekspertët rrugorë theksojnë se ndërgjegjësimi dhe disiplina e këmbësorëve është shumë e rëndësishme për të shmangur çdo aksident të mundshëm.

Nëse deri më tani kemi kritikuar sjelljen e drejtuesve të automjeteve, sipas ekspertëve edhe ajo e këmbësorëve lë shumë për të dëshiruar, madje shpesh bëhet shkak edhe për aksidente.

Siç shihet dhe nga pamjet edhe sipas ekspertëve rrugorë në shumë raste këmbësorët nuk respektojnë sinjalistikën përkatëse siç janë semaforët apo vizat e bardha, ç’ka përbën rrezik serioz për aksidente

Sipas ekspertit Hasho, problem shumë i madh është edhe kalimi i këmbësorëve vend e pavend nëpër qytet apo edhe në rrugët interurbane siç është ajo Tiranë-Durrës.

Ekspertët theksojnë se për të shmangur aksidentët e mundshme dhe fatale, këmbësorët duhet të jenë më të përgjegjshëm, të respektojnë semaforët dhe vizat e bardha nëpër qytet, po ashtu duhet të përdorin mbikalimet përkatëse në rrugët interurbane. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!