Franca ka kërkuar armëpushim me amerikanët sa i përket mosmarrëveshjeve tregtare që çuan në tarifa të dyanshme.
Ministri francez i Tregtisë tha se Franca është “optimiste” në lidhje me presidencën e Biden për gjetjen e gjuhës së përbashkët.
Ministri francez i Tregtisë Franck Reister ka thënë këtë të martë se kërkon një armëpushim me Amerikën sa i përket betejave tregtare dhe tarifave për prodhime të ndryshme.
“Shpresoj se do të jemi në gjendje të rindërtojmë marrëdhëniet trans-Atlantike me administratën e Biden,” tha Riester.
Ministri solli si shembull mosmarrëveshjen e shfaqur sa i përket 2 kompanive të mëdha Airbus europiane dhe Boeing amerikane.
“Ne do të tërhiqnim tarifat që Organizata Botërore e Tregtisë na ka lejuar të vendosim, por tërhiqemi nëse ShBA ndërmerr veprimin e parë për shtensionim”, tha ministri.
Ministri francez tha se Franca është “optimiste” në lidhje me presidencën e Biden dhe përshëndeti premtimet e Bidenit për t’u ribashkuar në marrëveshjen e klimës së Parisit të 2015-ës, por edhe organizmave të tjera shumëpalëshe.
Reister akuzoi amerikanët nën presidencën e Trumpit për kërcënimin e tregtisë globale.
Sipas tij, Trumpi ka bllokuar emërimin e drejtorit të ardhshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe i kërkoi Bidenit të gjejë gjuhën e përbashkët.
Rreth 16 milion punëtorë në të dyja anët e Atlantikut kanë punë të mbështetura nga marrëdhënia BE-SHBA, ndaj edhe tregtia e tarifat gjatë katër viteve të fundit kanë goditur kompanitë dhe njerëzit që prodhojnë dhe shesin një gamë të gjerë mallrash në të dyja vendet.
n.d./abcnews.al