Mosmarrëveshjet me Perëndimin, aleati i Putinit mbërrin në Kaliningrad

schedule11:44 - 21 Qershor, 2022

schedule 11:44 - 21 Qershor, 2022

Nikolai Patrushev, një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, ka mbërritur në enklavën ruse të Kaliningradit për të diskutuar mbi sigurinë kombëtare, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA, sipas Al Jazeera.

Udhëtimi vjen në mes të një mosmarrëveshjeje midis Rusisë dhe Lituanisë anëtare të NATO-s, e cila ndaloi tranzitin e mallrave të sanksionuara nga Bashkimi Europian në territorin rus. Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, do të kryesojë një takim për sigurinë në veriperëndim të Rusisë në Kaliningrad.

Sipas RIA-s, udhëtimi, i cili përfshinte diskutimet rreth transportit  ishte planifikuar përpara se Vilnius të ndalonte tranzitin e mallrave të sanksionuara nga BE përmes territorit lituanez drejt dhe nga enklava ruse, duke përmendur rregullat e sanksioneve të BE-së.

/abcnews.al