Mosmarrëveshjet kufitare tokësore, Izraeli dhe Libani nisin negociatat

schedule18:09 - 11 Mars, 2025

schedule 18:09 - 11 Mars, 2025

Izraeli dhe Libani ranë dakord të zhvillonin bisedime për një sërë çështjesh, duke përfshirë praninë e vazhdueshme të IDF në pesë lokacione në Libanin jugor.

Vendimi për të mbajtur bisedimet u mor gjatë një takimi katërpalësh të mbajtur në Libanin jugor midis IDF, Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Libanit, raportojnë mediat e huaja.

Gjatë takimit, palët ranë dakord për krijimin e grupeve të përbashkëta të punës që do të fokusohen në çështje të ndryshme.

Fillimisht do shqyrtohen pesë pikat që Izraeli i ka ende brenda Libanit, po ashtu do të shqyrtohet Linja Blu që shënon kufirin de facto midis Izraelit dhe Libanit dhe zonat që janë ende nën mosmarrëveshje;

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!