Mosmarrëveshja për gazin rus, Sllovakia kërcënon se do të shkurtojë financimin për refugjatët ukrainas

schedule07:45 - 3 Janar, 2025

schedule 07:45 - 3 Janar, 2025

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka kërcënuar se do të shkurtojë mbështetjen financiare për më shumë se 130,000 refugjatë ukrainas pas përshkallëzimit të mosmarrëveshjes me Ukrainën mbi furnizimet me gaz rus.

Më 1 janar, Kievi mbylli një tubacion që për dekada u përdor për të furnizuar Evropën Qendrore me gaz natyror rus. Sllovakia ka qenë pika kryesore e hyrjes dhe vendi tani po humbet miliona euro në tarifat e tranzitit.

Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) vlerësoi muajin e kaluar se kishte 130,530 refugjatë ukrainas në Sllovaki nga 6,813,900 në nivel global.

Fico – i cili në dhjetor bëri një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin – e përshkroi lëvizjen e Kievit si “sabotim”. Ai tha se do të propozojë ndalimin e eksporteve të energjisë elektrike në Ukrainë dhe gjithashtu uljen e mbështetjes financiare për ukrainasit që kanë gjetur strehim në Sllovaki.

Muajin e kaluar Zelensky akuzoi Ficon se ka ndihmuar Putinin të “financojë luftën dhe të dobësojë Ukrainën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!