Moslejimi i zgjedhjeve të 3 prillit në Kosovë, ish-diplomati amerikan: Kurti i bëri dhuratë Vuçiçit

schedule16:54 - 25 Mars, 2022

schedule 16:54 - 25 Mars, 2022

Ish-diplomati amerikan, i cili është edhe njohës i mirë i politikave në Ballkan, Edward P. Joseph, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gabuar me vendimin që të mos mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.

“Albin Kurti bëri një gabim mbi të drejtën e qytetarëve serbë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet serbe. Një dhuratë e bërë me porosi për regjimin e Aleksandar Vuçiqit, e cila vjen pikërisht në kohën kur është nën vëzhgimin e BE-së për besnikërinë e tij ndaj Moskës”, ka shkruar ai në Twitter.

Për shkak se zgjedhjet serbe nuk u lejuan të mbahen në territorin e Kosovës, serbët në disa komuna të Kosovës sot protestuan, duke akuzuar Kurtin për shkelje të marrëveshjes. / Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!