Moska vazhdon bombardimet ndaj Ukrainës, shkatërron 7 avionë në aeroportin e Myrhorod

schedule12:10 - 2 Korrik, 2024

schedule 12:10 - 2 Korrik, 2024

Situata në terren mbetet e vështirë, teksa Moska vijon të bombardojë qytetet rreth Ukrainës.

Shpërthime të fuqishme u raportuarn në orët e para të së martës, pasi forcat e mbrojtjes ajrore parandaluan sulmin kundër qytezës së Strakostiantiniv, ku gjendet një bazë e rëndësishme ajrore.

Bazat ajrore janë bërë objektiv i sulmeve të forcave ruse, që njoftuan se kishin shkatërruar 7 avionë në aeroportin e Myrhorod.

Kievi përballet me sfida për rimëkëmbjen e forcave ajrore pas bombardimeve intensive të Moskës, teksa avionët e parë F-16 amerikanë pritet të mbërrijnë në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!