Moska: Sulmi vdekjeprurës në Poltava kishte në shënjestër ushtarët

schedule14:49 - 4 Shtator, 2024

schedule 14:49 - 4 Shtator, 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se sulmi të martën, në qytetin ukrainas të Poltavës kishte në shënjestër ushtarë dhe kontraktorët e huaj që ishin përfshirë në sulme kundër objektivave civile në tokën ruse.

“Më 3 shtator, forcat e armatosura të Federatës Ruse kryen një goditje precize në qendrën e përbashkët të trajnimit të 179-të të Forcave të Armatosura të Ukrainës në qytetin e Poltava “, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Ai tha se në institut “nën drejtimin e instruktorëve të huaj, specialistë në komunikimet dhe mjetet e luftës elektronike u trajnuan nga të gjitha departamentet dhe njësitë ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës, si dhe operatorët e mjeteve ajrore pa pilot të përfshirë në sulme ndaj objektivave civile në terrenin e Federatës Ruse”.

Ministria tha se forcat e saj përdorën gjithashtu një sistem raketash hipersonike Kinzal për të goditur objektet e kompleksit ushtarak-industrial në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Forcat ruse morën gjithashtu kontrollin e vendbanimeve Prechistivka dhe Karlifka në Ukrainën lindore, njoftoi gjithashtu Ministria ruse e Mbrojtjes.

Karlifka është rreth 30 km nga qyteti i Pokrovsk  një qendër e rëndësishme logjistike për forcat ukrainase.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!