Moska: Nëse Franca dërgon trupa në Ukrainë, përgjigja nuk do të jetë vetëm politike

schedule10:13 - 22 Maj, 2024

schedule 10:13 - 22 Maj, 2024

Nëse Franca dërgohen trupa në Ukrainë, Rusia do të marrë masa hakmarrëse që nuk do të jenë vetëm në nivel politik, tha zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Artem Studenikov.

“Ju pyesni për reagimin tonë të mundshëm diplomatik, por është e qartë se, nëse realizohet një skenar i tillë, masat e reagimit do të jenë shumë jashtë planit politik. Pala franceze është paralajmëruar drejtpërdrejt për këtë disa herë”, tha Studenikov, i cili, është drejtor i departamentit të parë evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për RIA Novosti.

Diplomati rus vuri në dukje se megjithëse “retorika gjithnjë e më luftarake” e presidentit francez Emmanuel Macron nuk mbështetet gjerësisht nga aleatët në BE dhe NATO dhe se shumica e francezëve e refuzojnë atë, Moska nuk mund të mos i marrë seriozisht deklaratat e tilla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!