Moska: Marrëveshja e grurit zgjatet vetëm nëse hiqen sanksionet

schedule20:41 - 18 Maj, 2023

schedule 20:41 - 18 Maj, 2023

Nëse kërkesat e Rusisë në kuadër të nismës së Detit të Zi nuk plotësohen, Moska nuk do të miratojë rinovimin e marrëveshjes së grurit, e cila skadon më 17 korrik. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë për shtyp, raportojnë mediat e huaja.

Moska kërkon rilidhjen e bankës Rosselkhozbank me sistemin Sëift, zhbllokimin e transportit dhe logjistikës së sigurimeve, rifillimin e punës në tubacionin e amoniakut Togliatti-Odessa dhe shkrirjen e aktiviteteve të kompanive ruse.

“Pa respektimin e këtyre kërkesave, nuk do të flitet për zgjatje të nismës së Detit të Zi dhe marrëveshja do të ndërpritet pas datës 17 korrik”, thuhet në deklaratën e ministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!