Prokurorët rusë po përpiqen të të zgjasin dënimin e liderit të opozitës Alexei Navalny edhe për 13 vite të tjera.
Kundërshtari i Kremlinit aktualisht po vuan dënimin prej 2 vite e gjysmë, për një seri akuzash “të rreme” siç i cilëson Navalny.
LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi
Prokurorët e gjykatës ruse thanë të martën se donin që 45-vjeçari të përballej me 13 vjet burg për “mashtrim dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore” , sipas agjencisë së lajmeve TASS.
Navalny u arrestua për herë të parë në aeroportin Sheremetyevo të Moskës më 17 janar 2021, pasi u kthye nga Gjermania, ku kishte marrë trajtim pasi u helmua./abcnews.al/