Moska do të furnizojë sërish me gaz Evropën

schedule16:59 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 16:59 - 22 Dhjetor, 2019

Është arritur marrëveshja për gazin mes Ukrainës dhe Rusisë, me Moskën e cila premton se do të furnizojë sërish Europën me gaz nëpërmjet Ukrainës për 5 vitet e ardhshme.

Vendimi i zyrtarizuar mbrëmjen e së shtunës duhet të qetësojë dhe Brukselin meqënëse gazsjellësi përfshin dhe disa vende të kontinentit të vjetër. Ekzistojnë dhe opsione të tjera por ajo që kalon nga Ukraina mbetet ende më e mira. Ministri Ukrainas i Energjisë u shpreh për mediat se politike ukrainase e energjisë është e planifikuar çdo pesë vjet për sa i përket rishikimit të marrëveshjeve. Sipas tij marrëveshja e saponënshkruar mund të rivlerësohet, por dhe mund të zgjatet për 10 vitet e ardhshme.

Rret 40 për qind e gazit që mbërrin në Europë kalon nga territore të kontrolluara nga Kievi. Sipas të dhënave të publikuara nga pala ukrainase janë 65 miliard metra kub vetëm në 2020-ën dhe 40 miliardë në vitet e ardhshme./abcnews.al