Moska devijon avionët, shkak përpjekja për sulm me dron ukrainas

schedule08:28 - 4 Korrik, 2023

schedule 08:28 - 4 Korrik, 2023

Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo, një nga katër aeroportet që i shërben Moskës, devijoi gjashtë fluturime të martën. Sipas një deklarate nga Rosaviatsiya, Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë, ky vendim u mor për arsye teknike.

“Për shkak të çështjeve teknike të pamenaxhueshme nga vetë aeroporti, Vnukovo ka vendosur kufizime në mbërritjen dhe nisjen e avionëve që nga fillimi në orën 5:10 të mëngjesit. Kufizimet në fluturimet që mbërrijnë dhe nisen nga aeroporti Vnukovo mbetën në fuqi deri në orën 8:00 të mëngjesit”, tha Rosaviatsiya në deklaratë.

Sipas deklaratës, aeroportet e tjera në Moskë dhe në rajonin përreth kryeqytetit funksiononin normalisht dhe pa kufizime.

Sipas kryebashkiakut të Moskës, përpjekja për sulm me dron ukrainas e detyroi aeroportin të devijonte fluturimet

“Një tentativë për sulm me dron ukrainas detyroi një aeroport që i shërben Moskës të devijonte “disa fluturime” të martën. Për arsye sigurie, disa fluturime nga aeroporti Vnukovo janë ndryshuar përkohësisht. Të gjithë dronët e zbuluar u eliminuan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe nuk pati viktima apo lëndime” tha kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin në Telegram.

Mediat shtetërore ruse raportuan më herët se dy drone u rrëzuan pranë kryeqytetit të martën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!