Moska akuza SHBA: Uashingtoni po trajnon terroristët në Siri

schedule14:39 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 14:39 - 16 Dhjetor, 2017

Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po trajnojnë terroristë në Siri, me qëllimin për të rrëzuar presidentin Bashar Al Asad nga pushteti. Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se ka dëshmi  reale për këtë plan

Instruktorë amerikanë po trajnojnë luftëtarë të Isis në Siri. Është kjo akuza e rëndë e bërë nga ministria ruse e mbrojtjes dhe e publikuar nga mediat ruse.

Qendra ruse për pajtimin e palëve në Siri në kampin e refugjatëve Al Hasakah pretendon se ka provat për këto akuza. Sipas akuzave të Rusisë, koaliciomi nmdërkombtar nën drejtimin e shteteve të bashkuara të amerikës nuk ka hequr dorë nga objektivi për të rrëzuar nga pushteti presidentin sirian Asad.

Dhe pikërisht me këtë synim po trajnon në kampin e refugjatëve në verilindje të vendit, njësitë e reja të militantëve nën siglën e ushtrisë së re siriane që më pas do të transferohen në zona të tjera të Sirisë ku do të luftojnë ndaj forcave të qeverisë.

Mes këtyre militantëve ka 750 terroristë, 400 prej të cilëve pjesë e Isis dhe janë larguar nga Raka në muajin tetor me ndihmën e shteteve të bashkuara të amerikës.

Sipas refugjatëve që rikthehen në shtëpi, koalicioni ndërkombëtar përdor këtë kamp prej gjashtë muajsh si një bazë trajnimi për militantët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!