Moscertefikimi i listave, PZAP vendos sot për ankesat e Vetëvendosjes, AAK e parti të tjera

schedule09:00 - 26 Janar, 2021

schedule 09:00 - 26 Janar, 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë nuk ka marrë ende ndonjë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lajmin e bën të ditur  kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku për mediat.

“Ende nuk është marrë ndonjë vendim, sot është afati i fundit”, pohoi ai.

Theksojmë se të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të gjashtë subjekteve politike, në mesin e tyre edhe listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

KQZ-së, nuk i ka certifikuar këto lista, për shkak se partitë nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve që në listat sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), janë dorëzuar nëntë apele nga partitë e ndryshme politike. Shumica e këtyre ankesave kanë të bëjnë me mos-certifikimin e kandidatëve në listat zgjedhore, për kandidatë për deputetë.

Ankesa në PZAP, kanë dorëzuar edhe LVV dhe AAK. /abcnews.al/