“Mos u tall me mua”, dështaku i Realit zbulon bisedën me menaxherin

schedule18:55 - 3 Shkurt, 2020

schedule 18:55 - 3 Shkurt, 2020

Luka Jovic i është rikthyer momentit kur u transferua në verë nga Eintracht Frankfurt te Real Madrid. Impakti me “Los Blancos” nuk ka qenë pozitiv deri tani dhe 22-vjeçari ka shënuar vetëm një gol me skuadrën e re.

Lojtari nuk i besoi agjentit të tij kur i tregoi për interesimin e klubit spanjoll, teksa tregon edhe për ndryshimin midis stërvitjeve në Spanjë dhe Gjermani në një prononcim për Marca.

Agjenti im më telefonoi dhe më tha se më kërkonte Reali. I thashë të mos tallet me mua, por ai vijonte të insistonte që spanjollët kishin bërë një ofertë. Natyrisht që pranova dhe nuk mendoj se kam gabuar. Treni për të mbërritur në një klub kaq të madh të kalon vetëm një herë në jetë.

Sezoni im? Të jem i sinqertë, nuk jam i kënaqur. Shoh videot e vitit të kaluar dhe pyes veten se çfarë problemi kam. Gjithsesi, jam i bindur se do arrij t’i tregoj vlerat e mia te Reali. Ne stërvitemi shumë herët dhe unë kam vuajtur gjithmonë me pagjumësinë. Seancat stërvitore në Spanjë janë më pak të ngarkuara se sa në Gjermani“, përfundon Luka Jovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!