Mos u peshko nga mashtrimet online!/ Tushe: Nuk identifikojmë dot, por mund të izolojmë rastin. Bankat, ‘të fortifikuara’ në rast sulmesh

schedule20:46 - 28 Mars, 2025

schedule 20:46 - 28 Mars, 2025

Blerina Tushe, nga Emergjenca Kibernetike u shpreh se duhet kujdes nga mesazhet të cilat vijnë në celular dhe këkrojnë të dhënat e llogarisë bankare. Më tej ajo u shpreh se mund të ndodhi që të vidhen të dhëna në site që janë kryer blerje më parë dhe nuk janë të besueshme. Tushe theksoi se në rast vjedhje të të dhënave të kartës, banka nuk i identifikon dot por mund të izolojë rastin.

“Nëse klikohet në link të gabuar, kërkohen të dhënat e bankës. Nga natyra e mesazhit, kërkohet vëmendje. Kjo nuk prek bankën, por prek individin.

Nëse klienti ndanë të dhënat e kartës, ne nuk i identifikojmë dot. Qytetarët duhet t’i raportojnë bankës. Ne bëjmë investigime dhe mund të izolojmë rastin. Ka raste kur si pasojë e një blerje të mëparshme në një site jo të sigurt, të dhënat merren nga grupet kriminale. Ka sulme ndaj klientit dhe infrastukturës së bankës. Kjo e fundit ne jemi të fortifikuar sepse kemi bërë investime në teknlogji, në siguri dhe bankat janë të sigurta, duhet vëmendja e klientit.”

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!