“Mos u mashtroni nga fitorja me Realin! City s’del në finale, ju shpjegoj pse”

schedule17:13 - 29 Shkurt, 2020

schedule 17:13 - 29 Shkurt, 2020

Manchester City siguroi një fitore të madhe në ndeshjen e parë kundër Real Madrid. Djemtë e Guardiolës triumfuan 1-2 në Madrid dhe janë afër kualifikimit në çerekfinalet e Champions League. Euforia është e madhe, por Peter Crouch mendon ndryshe. Ish-sulmuesi anglez nuk e sheh City në finale dhe tregon problemin e madh të kësaj skuadre në një prononcim për Daily Mail.

Fitorja në Madrid përballë Realit ishte e jashtëzakonshme, por nuk duhet të mashtrohemi nga ky rezultat. Ky Real nuk krahasohet me atë të disa viteve më parë, por mbetet prestigjiozë të fitosh në fushën e tyre.

Gjithsesi, jam i bindur që Manchester City nuk do të arrijë në finalen e Champions League. Shkaku është i thjeshtë. Kjo skuadër ka lojtarë si De Bruyne, Aguero dhe Ederson, por nuk ka mbrojtje. Në këtë kompeticion vjen një moment kur është e nevojshme mbajtja e portës e paprekur për të avancuar përpara.

Reparti defensiv funksiononte me Laporte, por ai është dëmtuar dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e kthimit. Problemi lidhet me faktin që Guardiola ka hasur probleme me mbrojtjen që kur është pjesë e City. Nëse do të kishin blerë Van Dijk, situata nuk do të ishte e tillë“, përfundon Crouch. /abcnews.al

 

Peter Crouch

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!