Shtetet e Bashkuara po e bëjnë gjithnjë e më të qartë se marrëdhënia e Uashingtonit me Albin Kurtin është në pikën më të ulët, edhe pse kryeministri i Kosovës pretendon vazhdimisht për të kundërten.
Djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr e ka konfirmuar diçka të tillë teksa ka ndarë postimin e Richard Grenell, ku shpjegohet qartë qëndrimi i SHBA për Kurtin.
I have many friends in Kosovo and Albania…and many friends in Serbia and throughout the region.
The Trump Administration has worked and will continue to work towards peace for everyone in the Balkans.
But we need trustworthy partners.
The Kurti Government was not…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 3, 2025
Grenell shkroi në platformën X se qeveria e Albin Kurtit nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Donald Trump dhe as gjatë presidencës së Joe Biden.
I dërguari i Trump për misione të posaçme e bëri të qartë se Kurti është kritikuar si nga republikanër ashtu edhe nga demokratët, se ka ndërmarrë veprime destabilizuese në rajon.
Kryeministri madje është bërë shkak për mungesën e investimeve amerikane në Kosovë, sipas Grenell, teksa në Shqipëri dhe Serbi kompanitë amerikane vijojnë të zhvillohen,
Donald Trump Jr, duke ndarë postimin e Grenell, e bënë të qartë se ajo nuk është thjesht deklaratë e emisarit amerikan, por qasja e administratës së re ndaj qeverisë Kurti.
Shtetet e Bashkuara po e thonë hapur vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, se qytetarët nuk duhet të votojnë për Albin Kurtin./abcnews.al


