Mos u largoni nga një intervistë pune, pa bërë këto 3 pyetje

schedule15:16 - 26 Shkurt, 2021

schedule 15:16 - 26 Shkurt, 2021

Punëdhënësit ju bëjnë gjithmonë pyetje pafund në një intervistë pune. Por para se të merrni një “jo” si përgjigje dhe të largoheni, mos harroni se pyetjet tuaja jo vetëm mund të rrisnin shanset tuaja për të gjetur punë.

Abcnews.al ju tregon 3 pyetje thelbësore që duhet të bëni në çdo intervistë pune.

Cila është kultura e kompanisë tuaj?

Kultura e kompanisë është atmosfera emocionale që bashkon punonjësit e saj. Ajo përfshin rregullat e sjelljes dhe komunikimit, aktivitete, motivim, vlerash dhe shumë më tepër. Duke pyetur për kulturën e kompanisë, ju mësoni më shumë rreth mjedisit të punës dhe kuptoni sesi do të ndiheni brenda.

Si është një ditë tipike e një punonjësi?

Është thelbësore të mësosh rreth përgjegjësive tuaja. Duke bërë pyetje ju mund të krijoni një ide të plotë sesi do të duket dita juaj e punës dhe cilat pengesa do të duhet të hasni. Përveç kësaj, kjo do t’i tregojë punëdhënësit tuaj të mundshëm që jeni të etur për të qenë pjesë e kompanisë së tyre, informon abcnews.al.

Cili është hapi tjetër i intervistës?

Pas intervistës, normalisht ka një periudhë pritjeje nervoze. Kur do të më telefonojnë? Çfarë përgjigje do të marr? Për të evituar këtë lloj stresi, sigurohuni që të pyesni punëdhënësin tuaj për hapin tjetër të intervistës.

Nëse ata premtojnë t’ju telefonojnë, pyesni për datën dhe kohën e përafërt të telefonatës.

Nëse duhet të kaloni një fazë tjetër, mësoni të gjitha hollësitë e saj në mënyrë që të përgatiteni.

Mos kini frikë të kërkoni më shumë informacion, pasi do t’ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt.

Mos harroni të falënderoni punëdhënësin tuaj të mundshëm pas intervistës dhe mos harroni: edhe nëse jeni refuzuar, nuk ka asnjë arsye për mërzitje.

Kërkojini kompanisë të shpjegojë arsyen e refuzimit. Kjo do t’ju ndihmojë të zbuloni dhe kapërceni të metat tuaja si një punonjës i ardhshëm./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!