“Mos thoni asgjë”, Bella Hadid ka një mesazh për njerëzit negativ

schedule15:34 - 5 Janar, 2021

schedule 15:34 - 5 Janar, 2021

Bella Hadid është një ndër modelet më të njohura e të komentuara në mbarë botën.

Ajo numëron 36.8 milion ndjekës në Instagram dhe në këtë mënyrë fotot e saj nuk kalojnë asnjëherë pa marrë vëmendje të madhe.

Së fundmi, Bella ka shpërndarë një mesazh mjaft të rëndësishëm për njerëzit që me fjalët e tyre të këqija bëjnë të tjerët të ndihen keq.

“Ju lutem. Nëse nuk keni diçka të mirë për të thënë, mos thoni asgjë më mirë. Mënyra se si fjalët tona lëndojnë njerëzit e pafajshëm lënë pasoja të rënda dhe me raste ato janë të dëmshme. Ju lutem. Nëse më ndiqni dhe e shihni këtë mesazh: jeni më të vëmendshëm me fjalët e tuaja. Ato janë të rëndësishme dhe kanë një kuptim tek njerëzit. Mirë apo keq. Ju dua”, ishte mesazhi domethënës i modeles në Instagram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!