“Mos shpresoni te Koronavirus”, Borussia Dortmund nuk dorëzohet për Sanchon

schedule22:45 - 30 Mars, 2020

schedule 22:45 - 30 Mars, 2020

Borussia Dortmund nuk ka në plan të dorëzohet dhe të lërë të lirë Jadon Sanchon, ose më saktë, jo për më pak se 110 milion euro. Ky është çmimi që verdhezinjtë i kanë vendosur talentit anglez dhe nuk duan t’ia dinë aspak nga kriza ekonomike që po shkakton dhe pritet të shkaktojë Koronavirus në të ardhmen.

Mesazhi i Borussia Dortmund për të gjitha klubet e interesuara, është i thjeshtë: “Mos shpresoni nga Koronavirus, çmimi mbetet 110 milion euro”. Ekipi i vetëm që nuk është lëkundur nga çmimi i kërkuar, mendohet të jetë Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që e duan me doemos anësorin e djathtë në ‘Old Trafford’ sezonin e ardhshëm./abcnews.al