Çështja Meta, Murrizi: Jeni bij të një nëne, e nisët për të ngritur adrenalinën e militantëve

schedule12:54 - 27 Korrik, 2020

schedule 12:54 - 27 Korrik, 2020

Kryetari i grupit Demokrat, Myslym Murrizi u shpreh nga foltorja e Kuvendit këtë të hënë se se mazhoranca nuk e shkarkon Ilir Metën, pasi janë ortakë me njëri tjetrin.

Duke ngritur pyetjen se sa herë duhet ta shkelë ndonjë shtetar kushtetutën për ta shkarkuar, Murrizi “ju nuk mund ta shkarkoni “njëri-tjetrin se jeni bijtë e së njëjtës nënë.”

“Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri tjetrin, se jeni bijtë e së njëjtës nënë dhe ortakë, si mund ta shkarkoni ju zv/ kryeministrin dhe më pas kryeministrin deri kur krijoi LSI-në. Si mund të shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, te aleanca e Lalzit. A shkarkohet ai që u mori 50% pushtet, dhe para se të ikte e dorovitët me 40 milion euro shkarje dheu te rruga e Elbasanit. Ju keni qenë bashkë me atë dhe jeni ortakë të mrekullueshëm.”

Kolegë të PS, u mblodhët dhe firmosur për ta shkarkuar. Juve 55 u ka pyetur njeri pas Ulsiut? Ku u kapët, kush u kapi?  Ku i keni firmat që do t’i bënit gjamën? I zeruat. Dekreti i 30 qershorit bashkoi rreth asaj kauze edhe sivllerëzit tuaj. Në 30 vite postokiminzëm, Meta nuk kënaqët… po nuk e preku me dore nuk e beson plagën. Flasin për moral më të pamoralshit e kësaj salle. Do doja shumë që këtu të ishte i zgjedhuri juaj, e ta dëgjoni. Ai s’u pyetu as ju as ne për Arta Vorpsin.

Unë do të votoj kundër raportit tuaj edhe pse u kam thënë në mbledhje të Byrosë që nuk keni këllqe ta realizoni.”

Po ashtu, Murrizi u shpreh se pret qe presidenti ta përshëndesë “30 korrikun e t’u mbushi mendjen ortakeve se u bën mirë shqiptarëve.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!