Në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës Ralf Gjoni e ka konsideruar të shëmtuar shembjen e Teatrit Kombëtar ndërsa theksoi se ka një mungesë transparencë të procedura.
““Ju duhet të mblidhni kryetarët e grupeve parlametanre dhe të ngrihet një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar të gjithë çështjen e Teatrit Kombëtar. Këtu do tregohet dhe vullneti i juaj i maxhorancës, nëse keni këllqe që të zbardhni këtë ngjarje. Nëse nuk ka njëri këllqe që të drejtoj komisionin, unë jam gati ta drejtoj këtë hetim”, u shpreh ai.
Ndërkohë që me tone të ashpra i është drejtuar kreut të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla: Mos qesh Taulant se do të përballesh me një inat të madh popullor.