“Mos prisni ballokume, ka shkuar 150 lekë”, protestuesja mesazh nga Elbasani

schedule11:55 - 12 Mars, 2022

schedule 11:55 - 12 Mars, 2022

Me mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Një prej folëseve vuri në dukje heshtjen e qytetarëve të Elbasanit gjatë këtyre ditëve të cilët nuk kanë protestuar. Ajo kujtoi se këtë vit edhe ballokumja, simboli i Ditës së Verës në Elbasan është prekur nga rritja e çmimeve.

Lexo edhe: Mijëra në shesh, nëna Liza thirrje Ramës: Po qe burrë, dil këtu

“Dua një duartrokitje edhe pse këto ditë nuk është bërë pjesë, qyteti im i dashur Elbasani. Mos prisni ballokume këtë vit se ka shkuar 150 lekë si asnjëherë tjetër”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!